Masakra me 8 viktima, Xhafaj vizitoi te afermit e te vrareve/ Ja çfare u tha... -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

Masakra me 8 viktima, Xhafaj vizitoi te afermit e te vrareve/ Ja çfare u tha…

Rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, në vendin e ngjarjes ka shkuar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai shoqërohej nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe nga funksionarë të tjerë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Xhafaj dhe Veliaj kanë shkuar të ndjekin nga afër operacionin e madh të Policisë për kapjen e 24-vjeçarit që dyshohet si autor i masakrës së madhe të ndodhur gati 30 vitet e fundit në vendin tonë.

Ai ka vizituar fillimisht të afërm të viktimave, të cilët i ngushëlloi për këtë tragjedi të rëndë.

Më pas, ministri dhe kreu i Policisë së Shtetit janë informuar nga drejtuesit e Policisë së Vlorës për detajet e operacionit me qëllim arrestimin e autorit të kësaj masakre. /Panorama/

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of