Masakra e Selenicës, policia ende nuk ka gjetur vendndodhjen e autorit… -Albpress Daily News
Published On: Sht, Gus 11th, 2018

Masakra e Selenicës, policia ende nuk ka gjetur vendndodhjen e autorit…

Forcat RENEA, ato të FNSH, Forcat Delta, që përbëjnë edhe repartet më të specializuara të Policisë së Shtetit, për mbi 6 orë janë në kërkim të autorit të masakrës së Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeç, si dhe u plagosën 6 të tjerë.

Viktimat i përkasin dy familjeve nga i njëjti fis, sikundër edhe autori, ndërsa nga raportimet e deritanishme mësohet se krimi horror ka ndodhur për disa konflikte të mëparshme tërësisht banale.

Pak momente pas ngjarjes, u raportua se policia kishte lokalizuar autorin, por edhe pas më shumëse 6 orësh, duket se nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Madje autori, për të cilin raportohet gjithashtu se ka problem mendore, ka gjetur mundësinë të komentojë në profilin e tij në rrjetin social, çka do të thotë se ai ka një numër telefoni dhe mundësi interneti, nga ku bën edhe lidhjen me rrjetin.

Policia është treguar e rezevruar në dhënien e informacionit mbi masakrën, më e madhja e ndodhur në vend, përsa i takon numrit të viktimave, ndërsa është raportuar se forcat policore janë udhëzuar të qëllojnë mbi autorin, nëse ai nuk dorëzohet.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of