Published On: Enj, Qer 1st, 2017

Marrëveshja me Ramën/Basha: Ja reformat që do ndërrmarrim në Kushtetutë. Pushtetarëve do t’u ndërpriten mandatet…

Kreu demokrat Lulzim Basha theksoi se gjuha e vetme që kupton Edi Rama është ajo e përballjes popullore.

“Në çadrën e lirisë arritën garanci normale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha. Nga studio e Top Story, kreu demokrat shtoi se në ligj janë vënë instrumentet më të forta në goditjen më angazhimit të administratës shtetërore në fushatë në favor të partive të mazhorancës. Por Basha tha se zbatimi i marrëveshjes po ecën kënaqshëm.

“Marrëveshja parashikon fundin e Republikës së Vjetër. Reforma Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik, nuk janë asgjë më pak se kapitullim i kësaj refpublike. Me Reformën Kushtetuese ne do t’i japim fund pazareve të qeverisjes, pasi qeveria s’mund të jetë një tepsi që palët ndajnë atë çka brenda tepsia. Rama është i detyruar të pranojë reformën kushtetuese, e cila do të garantojë që qytetarët të kenë levat e kontrollit të pushtetit”, theksoi Basha.

Sipas tij, duhet të marrë fund kjo mënyrë sjelljeje e klasës politike. “Deputetët duhet të zgjidhen drejpërdrejtë nga populli. Në Kushtetutë do të sanksionojmë parimin e thërritjes mbrapsht të pushtetarit, që do të thotë se nëse një pushtetar abuzon me pushtetin, atëherë qytetarët s’kanë pse të presin 4 vjet për ta larguar. Qytetarët do të kenë të drejtën që të kërkojnë largimin e këtij pushtetari dhe do të zgjedhin dikë tjetër”, tha Basha.

Ai shtoi se personalisht mbështet sistemin mazhoritar, por këmbënguli në aplikimin e doktrinës së thërritjes mbrapsht të deputetit apo zyrtarit, duke e shkarkuar atë, para përfundimit të mandatit.

“Mendoj se nga ky parim nuk mund të shpëtojë as Kryeministri”, theksoi Basha.

Në këtë kuadër, kreu demokrat tha se është e papranueshmë që qytetarët të presin 4 vite për të larguar një Kryeministër që nuk mban asnjë premtim. “Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, dhe largoi nga Shqipëria 200 mijë shqiptarë si emigrantë. Dhe çfarë bën sot? Tregon barcaleta. Edi Rama po sforcohet në këto zgjedhje sepse s’ka mbajtur asnjë premtim”, tha Basha.