Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Mandzukic: M’u deshën 30 sekonda të kuptoja se çfarë ndodhi

Duhej një gol kualifikues në minutën 114-të që të bënte një “njeri të akullt” si Mario Manxukiç që të shpërthente në lot. Sulmuesi kroat, i cili duket se nuk lëkundet lehtësisht nga emocionet, dje më në fund ka arritur të tregojë anën e tij njerëzore, duke shpërthyer në lot pas vërshëllimës finale:

“Kjo nuk është e vërtetë… Nuk është normale… Ne nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë… Unë ende nuk e di dhe nuk do ta kuptoj lehtë, por është realisht madhështore, nëse është e vërtetë, – shprehet Manxukiç për median kroate. – Mrekullitë ekzistokan, por unë edhe në momentin e golit nuk dija se çfarë të bëja. Madje, në lojë më është dashur një goditje e rëndë, 30 sekonda pas golit që të kuptoj realisht se çfarë kisha bërë, se çfarë ne arritëm që të bëjmë kundër Anglisë

Unë e adhuroj futbollin, adhuroj mënyrën tonë sesi kemi luajtur në këtë kompeticion deri tani dhe e meritojmë më shumë se kushdo tjetër. Vërtet dukeshim të panjohur kundër Anglisë, vërtet do të vlerësohemi edhe si të tillë kundër Francës, por unë di që në këtë grup sivjet ka luanë që nuk lodhen kurrë së luftuari dhe në finale do të japim gjithçka kemi në zemër për të kompletuar këtë arritje, që ende nuk e besoj”.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of