Published On: Mër, Shk 14th, 2018

Mandati i Halimit kthehet në “mollë sherri”, Ndoka: Në Berat janë paguar lekë dhe Basha e di

Share This
Tags

Mandati i deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi është kthyer në “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës.
Pak ditë më parë Halimi u largua nga parlamenti pasi do të vazhdojë karrierën e tij si jurist.

I dyti në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit është ish- deputeti Astrit Veliaj.

Por për shkak se PD nuk ka respektuar 30 për qindëshin e kuotës gjinore, mandati i kalon një prej grave pasuese në listë.

Ditëve të fundit të dyja kandidatet janë tërhequr dhe t’i lënë rrugë të lirë Veliajt.

I pyetur nëse në këtë rast ka pasur ndërhyrje nga partia për t’i dhënë mandatin Veliajt, kryetari Lulzim Basha u shpreh se është vullneti i grave për tu tërhequr dhe nuk ka asnjë “kompromis”.

Basha tha se në këtë rast nuk ka një paralele mes asaj që ndodhi me mandatin e ish- deputetit të PS-së në Lezhë, pasi sipas tij Arben Ndoka i kërcënoi gratë që ishin në listë për tu tërhequr.

Por në lidhje me deklaratat e Bashës sot erdhi edhe reagimi i ish- deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Ai shkruan se të gratë në listën e PS-së u tërhoqën vullnetarisht, njëra për arsye shëndetësore, ndërsa tjetra si detyrim moral pasi ai ishte më lart i renditur.

Ndoka akluzon Bashën se në Berat janë paguar lekë që mandatin e PD-së ta marrë Astrit Veliaj.

Postimi i Ndokës

Mendoj se Basha ka zgjedhur moment te papershtatshem per te bere krahasime me mua… Por gjithsesi po iu pergjigjem shkurt.

Per te sqaruar opinionin publik nga sa eshte spekulluar, dua te them se qendron fakti se nuk ka asnje ngjashmeri mes listes se kandidateve gra te Lezhes me ate te Beratit.

Ne listen e Lezhes, njera nga grate nuk ka qene fare pjese e listes zyrtare, ka qene e teta ne liste, pasi Lezha ka 7 deputet . Gruaja e dyte u terhoq nga gara per dy arsye:

E para ishte gjendja e saj shendetesore;

E dyta eshte ana morale e njerzore saj, pasi ajo ishte e pesta ne liste ndersa une i treti.

Keto jane te vetmet arsye e terheqjes se tyre nga gara, ndersa ne Berat jane paguar per t’u terhequr, gje te cilen Basha e di mire.

Bashes i shkon gjuha ku i dhemb dhembi, sepse dhe krahasimet i ben ne lidhje me aktivitetin e tij ne transportin e droges.

Gje te cilen ia kam then shpesh. Basha po me detyron te shkoj ne prokurori e te them me fakte ato qe di, shkaku i hezitimit tim deri tani ,jane njerezit qe e rrethojne e jo ti.

E gjithe pasuria e tij eshte e vene ne baze te aktivitetit te droges qe ka neper Europe.