Published On: Hën, Shk 12th, 2018

Mandati i deputetit të Beratit, tërhiqet edhe kandidatja tjetër, i hapet rruga Veliajt

Share This
Tags

Kandidatja për deputete e PD-së për qarkun e Beratit Monika Qosje nuk ka pranuar të marrë mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Eduard Halimit.

Nëpërmjet një kërkesë drejtuar KQZ-së Qosja thotë se ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi.

Ajo thotë se ky vendim ishte me vullnet të lirë.

Monika Qosja ishte e shtata në qarkun e Beratit.

Dorëheqja e Monika Qosjes i hap rrugë kandidatit Astrit Veliaj të marrë mandatin e deputetit.

Kjo dorëheqje e Qosjes vjen pas asaj të Juvina Jani.