Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Edi Rama reagon për herë të parë dhe thotë… -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 10th, 2018

Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Edi Rama reagon për herë të parë dhe thotë…

A do të strehohen në Shqipëri luftëtarët e ISIS? Gjithçka nisi nga një deklaratë e Kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, gjatë një konference për sigurinë të mbajtur në Tiranë.

E ndërsa njëri prej këshilltarëve të Kryeministrit ka mohuar një gjë të tillë, sot Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të reaguar mbi këtë çështje.

Në replika me një qytetar në Facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë.

“E kemi sqaruar që është një fantazi e kthyer në akuza dhe s’ka asgjë të vërtetë, zero, por tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi”, shkruan Rama në rrjet.