LSI bojkoton seancën/ Vasili: Votimi për ligjin e Teatrit u manipulua, i papranueshëm qëndrimi… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

LSI bojkoton seancën/ Vasili: Votimi për ligjin e Teatrit u manipulua, i papranueshëm qëndrimi…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçi një reagim lidhur me pretendimet e opozitës, sipas të cilës votimit për ligjin e Teatrit në Kuvend është manipuluar.

Me nisjen e seancës së sotme parlamentare, Vasili përmes një deklarate, tha se mazhoranca nuk mund të qëndrojë sikur nuk ka ndodhur asgjë në sallën e Kuvendit, ndërkohë që është tjetërsuar dhe manipuluar votimi.

Në kushte të tilla, Vasili bëri të ditur vendimin për të bojkotuar seancën parlamentare.

“Standarti juaj është ai që i hoqi opozitës të drejtën të fliste. Kërkesa juaj që seanca të zhvillhej ditën e hënë kishte kohën e duhur që të bënit investigimin e duhur.

Është standart shumë i ulët që u vërtetua në sallën e parlamentit ku vota u tjetërsua në mënyrë të patolerueshme dhe është e papranueshme që ne të hiqemi sikur nuk ka ndodhur gjë. Kjo situatë e papranueshme që ne të mos vazhdojmë dot së bashku derisa kjo situatë të sqarohet dhe ky rivotim të kryhet”, tha Vasili.

 

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of