Linda Morina: Po ta dinte Edi Rama që isha këtu do kishte ardhur -Albpress Daily News
Published On: Sht, Pri 28th, 2018

Linda Morina: Po ta dinte Edi Rama që isha këtu do kishte ardhur

Linda Morina ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” dhe tregoi projektet e saj muzikore, por jo vetëm.
Gjatë emisionit, Morina performoi live në studio këngën që i ka kushtuar Kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas performancës, këngëtarja deklaroi se njihet me Ramën dhe se nëse ai do ta dinte që Morina do të ishte në “Zonë e Lirë” do të kishte ardhur.

“Përse nuk e ftove Ramën? Nëse do t’i kishe thënë që unë do isha sonte në emision, Edi Rama do të kishte ardhur. Në kushtet që jam unë, Rama do kishte ardhur menjëherë. Edhe Saimir Tahiri do kishte ardhur po ta dinte”, tha Linda Morina.