Lihet i lire biznesmeni qe trazoi politiken/ Flet avokati: Ndalimi ne Greqi i qellimshem... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Gus 22nd, 2018

Lihet i lire biznesmeni qe trazoi politiken/ Flet avokati: Ndalimi ne Greqi i qellimshem…

Lihet i lirë Edmond Bego, biznesmeni me disa emra, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi, për llogari të drejtësisë italiane, pasi është dënuar në vendin fqinj për trafik të lëndëve narkotike në 2008 me 21 vite burg.

Bego mbahej në paraburgim në Korfuz, që nga momenti i ndalimit, ndërkohë që kishte deklaruar para autoriteteve greke se i kishte shlyer detyrimet e tij me drejtësisë dhe ishte arrestuar padrejtësisht.

Biznesmeni u lirua pasi Interpol Roma i ktheu pergjigje Interpol Athines ku shkruan se ndaj Begos nuk ka asnje ceshtje denimi te hapur.

Opozita menjeherë pas ndalimit, e akuzoi atë se si pjesë e bandës së Aldo Bares, ka pasur mbështetje politike nga anëtarë të maxhorancës. Ndërkohe që vetëm një ditë më parë, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, duke pranuar se ka njohje familjare me të dhe familjen e tij, paralajmëroi se edhe ky blof do të përfundonte si rasti Babale.

Flet avokati

Ardian Leka, avokati i biznesmenit Edmond Bego të ndaluar për 4 ditë nga autoritetet greke ka treguar në një lidhje telefonike për News24 se pas vitit 2009 emri i klientit të tij nuk ka ekzistuar në sistem dhe se dyshon se ndalimi nga Greqia ka qenë i qëllimshëm e jo një gabim.

“Edmond Bego u lirua, është nisur drejt Shqipërisë. Përgjigja erdhi mbrëmë nga Interpol Roma. Prokurorja e Apelit nxori urdhrin e lirimit. Bego s’ka pasur çështje të hapur pas 2009. Në 2009 Bego është arrestuar nga shteti shqiptar. Ai i përfundoi detyrimet e tij në 2014. Është njësoj si me radhët e gjata në doganë. Ky emër në sistem nuk ka ekzistuar asnjëherë nga viti 2009 e në vazhdim. Kjo është situatë. Këtë gjë e kemi peshqesh nga shteti grek”, deklaroi avokati. /Panorama/

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of