Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Ligji për Teatrin/ Zenelaj thirrje Metës: Mos u bëj dele, dil nga rrjeshti…

Aktori Gentian Zenelaj i ka bërë thirrje Presidentit, gjatë marshimit kundër shembjes së Teatrit, që të mos e dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend dele, por ata që dalin nga reshti, mban mend ujqër, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos veten me këtë turp.

Kjo s’është Tirana që duam, ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëhen punët publike këtu.

Duam të jemi kanakare si kroatët dje. S’kanë asgjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne”, tha ai.

Duke shpresuar se Meta do të ktheje për rishqyrtim në Parlament ligjin, Zenelaj u bëri një apel edhe deputetëve e ministrave socialistë që mos ta votojnë sërish.

“Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën”, theksoi Zenelaj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of