Ligji italian afron Ronaldon te Juve, e konfirmojnë edhe bastet… -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Ligji italian afron Ronaldon te Juve, e konfirmojnë edhe bastet…

Nëse Cristiano Ronaldo do të zgjedhë Juventusin si destinacionin e tij të ardhshëm, dy janë arsyet madhore: ezaurimi i eksperiencës së tij në Madrid dhe sfida e re që ai sheh te bardhezinjtë, një ekip që e ka admiruar gjithmonë. Por jo vetëm kaq. Ekziston edhe një tjetër motiv shumë i rëndësishëm që Ronaldo të zgjedhë Italinë si shtëpinë e tij të ardhshme: thesari dhe Agjencia Italiane e Taksave. Në ligjin e fundit të stabilitetit në Itali ekziston një rregull për të afruar investitorët e huaj, me siguri të shumtët që do të largohen nga Londra pas Brexit, që mund të favorizojë shumë edhe yjet e sportit.

Nëse një taksapagues që mbërrin në Itali, dhe nuk ka jetuar aty në të paktën 9 nga 10 vitet e fundit, mund të përfitojë një taksë zëvendësuese në shumën prej vetëm 100,000 euro për të gjithë të ardhurat e prodhuara jashtë vendit, përfshirë imobiliaret dhe kontratat e sponsorizimit. Padyshim që ky benefit nuk përfshin të ardhurat e prodhuara në Itali, që do të përfshinte pagesën e Juventus, por do të ishte vlefshme për të gjitha kontratat e tjera që ylli portugez ka lidhur me kompanitë jashtë Italisë.

Një situatë kjo tërësisht e ndryshme nga ajo e përjetuar nga Cristiano Ronaldo gjatë eksperiencës së tij në Spanjë, ku ai po pret për të lidhur një marrëveshje me ministren e financave, María Jesús Montero, përmes së cilës futbollisti pranon gjobën për katër krime fiskale. Shkelje për të cilat do të duhet të paguajë 18.8 milionë euro për mashtrim dhe një dënim prej dy vitesh me burg, por që nuk do të nënkuptojë ndalim të futbollistit. Ndërkohë, në Itali gjithçka do të ishte shumë herë më e lehtë. Një element mjaft i rëndësishëm ky për përcaktimin e të ardhmes së yllit portugez, sa që edhe sipas kompanive të basteve, Cristiano Ronaldo mund të konsiderohet që tani një futbollist i Juventus.

Konkretisht, transferimi i tij te Juventus përfaqëson koefiçentin më të ulët nëpër kompanitë e basteve. Betfair e kuoton me nivelin më të ulët në treg, vetëm 1.25 është koefiçenti që Ronaldo transferohet te Juventus. Në vend të dytë është Real Madrid, me Ronaldon që qëndron për një koefiçent për 3.5. Në vend të tretë është transferimi potencial i portugezit te Manchester United, një rikthim që kuotohet me15, për të vijuar me PSG 21, klub në MLS 29, klub në kampionatin kinez 51), City 51, ndërkohë që destinacione gati të pamundura duken Chelsea me koefiçent 67 dhe Wolverhampton 201.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of