Published On: Mër, Shk 7th, 2018

Lewandowski frikëson Bayern Munichut, a do të jetë ky klubi i ri?

Share This
Tags

Robert Lewandowski është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi polak dëshiron të transferohet në Real Madrid, raportojnë mediat spanjolle.

“Los Blancos” kanë shfaqur interesim për Lewandowskin edhe para fillimit të këtij sezoni por kampioni i Bundesligës ka refuzuar shitjen e tij.

Megjithatë, është tani futbollisti polak ai që ka shfaqur interesim për kalim te skuadra e madhe nga Santiago Bernabeu.