Published On: Die, Qer 25th, 2017

Ledina Mandija: Ja qytetet ku po lëvizin grupet e armatosura…

Zv.kryeministrja teknike, Ledina Mandija ka komentuar incidentet e ndodhura gjatë proçesit zgjedhor në disa qytete, duke shtuar se do të merren masa për të gjithë personat e përfshirë. Duke folur për një koordinim të mirë mes institucioneve, Mandija ka folur edhe për disa raste të proceduara e të kallëzuara në Prokurori për shitblerje votash. “Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”, tha Mandija, e ftuar në Neës24. Ajo përmendi se raste të tilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra.