Published On: Wed, Apr 19th, 2017

Juventusi e Monaco në gjysmëfinale, Barcelona e Dortmundi në shtëpi

Juventusi, Monaco, Real Madridi e Atletico Madridi, u kualifkuan në gjysmëfinalen e Champions League, ndërsa Barcelona, Dortmundi, Leicester City e Bayern Munihu, janë eliminuar nga gara më prestigjioze.

Barcelona apo sulmi më i mirë në botë nuk ia doli ndaj Juventusit apo mbrojtjes më të fortë. Italianët edhe një herë dëshmuan se janë skuadër specialiste për të luajtur në mbrojtje dhe që dinë të ruajnë rezultatin.

Barcelona me gjithë orvatjet deri në fund nuk arriti me shumë se një barazim 0:0 me Juventusin, ndërsa sfidën e parë e kishte humbur në Torino me rezultat 3:0. Kampioni italian Juventusi me rezultat të përgjithshëm 3:0 u kualifikua më tutje. Përderisa nuk pati gola në “Camp Nou” në Monaco u shënuan gjithsej tri.

Monaco sërish më e mirë se Dortmundi dhe fitoi me rezultat 3:1. Në takimin e parë Monaco kishte fituar me 3:2 edhe në Dortmund dhe me rezultat të përgjithshëm 6:3 u kualifikua më tutje.

Barcelona dominoi takimin, por sulmuesit e saj nuk ishin të shkathët që të përmbysin disfatën e takimit të parë. Messi, Neymar e Suarez dhanë maksimumin, por assesi të ia dalin ndaj mbrojtjes italiane dhe portierit të dëshmuar Buffon.

Duhet theksuar se në pjesën e parë Messi u lëndua, por vazhdojë takimin.  Pikërisht në fund të fraksionit të parë ishte Messi ai që u lëndua pas një dueli të ashpër, duke u rrëzuar me fytyrë në fushë. Nga ky duel Messi mbeti i lënduar në fytyrë ku u gjakos pak.

Messi me shokë i thonë lamtumirë Championsit, por i mbetet të luftojnë për titull në Spanjë dhe për Kupën e Mbretit, kurse Juve vazhdon ëndrrën e saj. Monaco u tregua jashtëzakonisht e mirë dhe ia doli me plotë merite të shkojë tutje.

Për 17 minuta Monaco shënoi dy gola të shpejt dhe që i dhanë siguri në vazhdim të takimit. Në minutën e 3-të, Mendy nga rreth 18 metra goditi fortë mezi e mbrojti portieri Burki, topi shkon deri te Mbappe i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënoi për epërsinë 1:0.

Monaco shton epërsinë në minutën e 17-të. Lemar bëri harkim fantastik kur Falcao nga rreth 10 metra me kokë fërfëlloi topin në rrjetë.

Dortmundi luftojë me të gjitha forcat dhe ngushtoi humbjen në 2:1. Dembele bëri depërtim të jashtëzakonshëm dhe për bukuri pasoi deri te Marco Reus i cili nga rreth 10 metra shënoi gol të bukur.

Në minutën e 81-të, Germanin shënoi për fitoren 3:1, duke i shuar të gjithat shpresat e verdhezinjve për rezultat pozitiv.

Barcelona-Juventus 0:0

Stadiumi “Camp Nou” n; Barcelonë.

Kartonat e verdhë: Iniesta, Neymar – Chiellini, Khedira.

Barcelona: ter Stegen, Roberto (Mascherano 78′), Pique, Umtiti, Alba, Rakitiç (Paco 58′), Busquets, Iniesta, Messi, Suarez dhe

Neymar.

Juventus: Buffon, Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Khedira, Pjaniç, Cuadrado (Lemina 84′), Dybala (Barzagli 75′), Mandzukic dhe Higuain (Asamoah 88′).

Monaco-Dortmundi    3:1

Stadiumi “Stade Louis II” në Monaco.

Shënues: Mbappe (3′), Falcao (17′), Germain (81′) – Reus (48′).

Monaco :Shubashiç, Toure, Glik, Jemerson, Mendy, Silva (Raggi 90′), Moutinho, Bakayoko, Lemar, Mbappe dhe

Falcao (Dirar 67′).

Dortmundi: Burki, Piszczek, Sokratis, Ginter, Guerreiro (Pulshiç 72′), Weigl, Durm (Dembele 27′), Kagawa, Sahin (Schmelzer 47′), Reus dhe Aubameyang.