Published On: Wed, Apr 19th, 2017

Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: E tradhtova burrin pas 12 vitesh martesë me një djalë që bëra seks në klub, pasi shoqja ime…

Një grua 34 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar burrin e saj pas 12 vitesh martesë, me djem të ndryshëm dhe të panjohur.

Ajo tregon se të dy punonin shumë dhe shiheshin rrallë, andaj ajo dilte me një shoqe në klube, ku dhe kishte bërë seks me një djalë të ri, por që është penduar.

Ky është rrëfimi i plotë i saj:

U çmenda krejtësisht në një klub nate që isha me miken time dhe kam bërë seks me një djalë të panjohur aty.

Kjo nuk është hera e parë. Unë jam një grua e martuar 34 vjeçare dhe kam dy fëmijë, 9 dhe 11 vjet.

Me burrin jam e martuar prej 12 vitesh dhe e dua atë.

E gjitha filloi vitin e kaluar kur unë fillova të tmerrohem pasi ndërrova punën dhe e kisha shumë të vështira që të gjeja kohë për familjen. Edhe burri punonte me orare të gjatë dhe mezi shiheshim.

Fillova të ndihem jo e dashur dhe isha aty për secilin që njihja.

Në punë krijova miqësi me një vajzë dhe nuk ishim kombinim i mirë, kështu që kur dilnim ne bënim gjëra të çmendura.  Unë pija shumë dhe flirtoja me këdo që e njihja.

Një natë ishim në një klub kur një djalë i bukur më pyeti që të vallëzoja me të.

Ai ishte shumë më i ri se unë por më bleu një shishe me shampanjë dhe më çmendi krejtësisht.

Unë përfundova duke bërë seks me të në klub.

Më pas u ndjeva keq dhe i premtova vetes se nuk do ta bëja kurrë më, por e bëra sërish edhe tre herë të tjera kur isha në klub me shoqen time.

Më pas u zgjova dhe mendova për atë që po bëja dhe për atë që rrezikoja të humbja.

I ndalova daljet dhe pijen. Jam shumë e turpshme për veprimet e mia dhe kam frikë se do ta kuptojë burri im.

Nuk mund ta mendoj ta humb atë dhe fëmijët.

Unë mendoj se karma do të më ndodh edhe mua ndonjë ditë.

Burri im e ka ndërruar punën dhe punon vetëm disa ditë, kështu që ne kemi më shumë kohë që të jemi bashkë.

Unë jam duke i dhënë atij gjithë vëmendjen time por si të mësohem të jetoj me atë që kam bërë?

Përgjigja e psikologes:

Ti ke qenë nën stres kur e ke bërë këtë gabim por tani ti ke ndaluar daljet dhe pijen me shoqen tënde.

Ti duhet të ndihesh mirë me veten që i ke bërë këto.

Alkooli dhe shoqja e çmendur ka qenë receta për ato që i ke bërë por ne të gjithë bëjmë gabime kur pimë shumë.

E rëndësishme është të mësojmë nga gabimet dhe të mos i përsërisim më.

Shiko për të ardhmen.

Koncentrohu në martesën tënde dhe bëjë atë të fortë.

Shpjegoja burrit tënd se je ndier keq gjatë asaj kohe që keni qenë më të largët dhe me më shumë punë, andaj nuk do që kjo të ndodh sërish.

Tregoj atij se sa shumë e do.