Published On: Wed, Apr 19th, 2017

Real Madrid-Bayern Munchen/Ja vendimet skandaloze te gjyqtarit Kassai…

Gjyqtarët e ndeshjes Real-Bajern me vendimet e tyre u kthyen në protagonistë kryesorë të eliminimit të bavarezëve nga Champions League.

Arbitri kryesor Viktor Kasai së bashku me dy ndihmësit e tij kanë bërë gafa skandaloze në një prej ndeshjeve më të zjarrta të kompeticionit më të rëndësishëm evropian, transmeton Syri.

Më poshtë do të shikoni videon e së vërtetës pasi akuzat e Bajernit janë kundërshtuar ashpër nga tifozët madrilenë.

Janë plot 9 vendime të gabuara:

1- Minuta 5’- Faulli i para dhe arbitri jep kartonin e verdhë për Vidal.
2- Minuta 38’ – Casemerio ndalon ashpër Robben por arbitri nuk jep karton të verdhë.
3- Minuta 39 – Casemerio ngre takën me një lojë të rrezikshme në ajë, arbitri sërish nuk jep karton të verdhë.
4- Minuta 51’- Penallti për Bajernin por Casemerio nuk ndëshkohet me të verdhë.
5- Minuta 66’- Lewandowski pozicion të rregullt, arbitri anësor gabon pasi e mban në lojë Marcelo.
6- Minuta 80’ – Ndërhyrje e ashpër ndaj Robben dhe arbitri nuk jep karton për Casemerion.
7- Minuta 84’ – Arbitri jep padrejtësisht karton të verdhë pasi Vidal prek topin jo këmbët .e kundërshtarit
8- Minuta 105’ Ronaldo shënon në pozicion jashtë loje, për arbitrin gjithçka është e rregullt.
9- Minuta 109’ – Sërish Ronaldo shënon në pozicion jashtë loje, por për arbitrin gjithçka është në rregull.

Për më tepër shiko videon me vendimet skandaloze të arbitrit Viktor Kasai: