Published On: Mon, Mar 20th, 2017

De Biasi e ‘vajton’ Shqipërinë në mediat italiane

Kombëtarja e Shqipërisë do ta sfidojë Italinë më 24 mars në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Palermo, përcjellë Arbresh.info.

Tekniku i Kombëtares, Gianni De Biasi në një intervistë për ‘Gazeta Dello Sport’ e ka vajtuar Shqipërinë duke folur për mungesat e rëndësishme.

“Mërgim Mavraj i Hamburgut mungon pasi është i lënduar. Berat Xhimshiti i Avellinos është i lënduar derisa mungon Etrit Berisha i Atalantas i skualifikuar. Nuk do të jetë lehtë përballë Belottit dhe Imobbiles”, ka thënë Gianni De Biasi.