Published On: Mon, Mar 20th, 2017

Tragjedia e Fiorentinës së BB9 do t’ju rrënqethë mishin!

Fiorentina u lind nga një nënë me origjinë nga Këlcyra dhe me një baba nga Tirana. “Çamarroke”, kështu e ka quajtur fëmijërinë e saj, Fiorentina, konkurrentja në “Big Brother Albania”

Arsimin e lartë Fiorentina e ka kryer me korrespondencë në Universitetin e Gjirokastrës në degën “Histori-Gjeografi”. Ëndrra e asaj ishte të studionte për Fizioterapi, por rrethanat ja kanë bërë të pamundur.

Pjesën e fëmijërisë Fiorentina është rritur vetëm me prindërit, pasi motra e saj e vetme, tre vjece më e madhe u nis për studime në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pengje në jetë, edhe Forentina e ka një dhe i takon 20 janarit të vitit 2006. Për të është mostakimi i fundit me shoqen e saj, e cila nuk jeton më. Më tej tregon se kur ka ndodhur aksidenti me makinë, ajo s’kishte as 20 sekonda që i kishte bërë zile në telefon.

“Merreshim vesh me zile. Ishte koha e zileve. I bëj zile dhe ma kthen, kur ka qenë duke ma kthyer ka ndodhur aksidenti”, rrëfen ajo.