Published On: Wed, Nov 15th, 2017

Rama zihet ngushtë, skandali që i përplasi në fytyrë gazetarja italiane

Ndoshta e dëgjoni për herë të parë dhe të fundit, por edhe Edi Rama pranon se ka gabuar….por termin ‘falje’ nuk e njeh!

Kryeministri i ftuar në “studio e hapur” ka pranuar se ka gabuar në lidhje me deklaratën që bëri gjatë një dreke në një familje në Bulqizë ku një reportazh të Le Iene ai e konsideroi mashtrim dhe të bazuar në pamje të vjetra.

Por në një reagim të vetë gazetares she stafit të emisionit investigativ në Itali, Rama është detyruar që të reagojë dhe të pranojë se bëri gabim, por pa i kërkuar falje të drejtpërdrejtë.

Kam bërë një gabim pa dashje. Nuk e kisha parë reportazhin…falje nuk kërkova, por kam gabuar. U nisa nga e shkuara dhe reportazhe të ndyra jo vetëm në Itali bëhen për shqiptarët sa herë të duash”, tha ai, ndërsa dëgjoi edhe një herë deklaratën e bërë në Bulqizës dhe të vërtetën që gazetarja i faktoi në një video mesazh për realitetin e hidhur sesi jetojnë familjen në qytetin e ‘arit të zi.

Shkrimi ne ‘Le Iene’, me titull “Bambinni lavoratori in Albania: E tutto vero”