Published On: Tue, Nov 14th, 2017

Thirrja e fortë e Bashës: Të ndalet projekti i 1 miliardë eurove, ja si paratë e krimit po pastrohen në Shqipëri

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka kthyer pergjigje kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili tha se sistemi bankar eshte me i pastri pa asnje penetrim te krimit dhe se ne Shqiperi nuk ka pastrim parash.

“Projekti 1 miliarde euro duhet te ndalet tani, cdo koncension qe perfshin qeverine duhet te hetohet ne cdo detaj, prokuroria te jetoje ne cdo akt koncensionin dhe tenderat qeveritar”.

“Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.”

“Janë me qindra milionë euro në duart e kriminelëve të prodhuara nga droga që duan ti pastrojnë këto para.

S’ka dyshim se ato koncesione që jep Rama kur emrat e koncesionareve fshihen ne parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës, kontratat e koncesioneve që Rama i negocion dhe i mban të fshehta mund të jenë pastrim parash,
paraja e piste përzë paranë e ndershme.

Në Shqipëri paraja e ndershme po largohet, prej 4 vitesh, s’ka asnjë investim të ri të huaj, e ndërkohe që lulëzon droga dhe trafiqet paraja e pistë përzë paranë e ndershme,
paratë si pastrojnë vetëm kriminelët por edhe politikanë që blejnë vila dhe pasuri të patundshme në Shqipëri e jashtë sak me paratë krimit. Rama i ftoi të mos i marrin seriozisht akuzat për pastrimin e parasë, se ka për herë të parë që i fton shqiptarët të qeshin me gjëmat e tij”.