Published On: Tue, Nov 14th, 2017

Vettingu nis kontrollin në Gjykatën e Tiranës, në sitë gjykatësi që u rrefuzua nga SHBA

Tashmë zyrtarisht Vettingu ka nisur prej disa ditësh dhe këtë të martë në sitën e kontrollit janë 25 dosje të disa gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ndër ta, edhe gjykatësi të cilit iu refuzua viza nga Ambasada e SHBA.

Fjala është për Artan Lazajn, ish anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe njëri ndër gjyqtarët të cilët SHBA i ka futur në listën e zezë të personave që refuzohen për marrjen e vizës.

Shorti i hedhur ka përzgjedhur 25 dosje për hetim si dhe disa gjyqtarë, ndër të cilët: Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli dhe Bledar Abdullai. Këtë të martë Komisioni i Kualifikimit ka përzgjedhur 5 dosje të punuara nga gjyqtarja Alma Brati.