Published On: Tue, Nov 14th, 2017

Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja shtesa që do paguani

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura miraton vendimin për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.

Sipas tabelave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44 %.

Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015

“Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 “Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, Komisioni Kombëtar Rregullator,

VENDOSI:

1. Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a si më poshtë :

Pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a do të jetë 0.6 % e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti

Vendimi i Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 22.12.2011 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për Sha UK Tiranë” shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi më 01.01.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja.