Published On: Tue, Nov 14th, 2017

Shpërdoruan detyrën, shoqërohen 7 punonjës të hipotekës në Kavajë

Mesditën e sotme shtatë zyrtarë të Hipotekës së Kavajës janë shoqëruar në polici.

Ata akuzohen se kanë kryer abuzime në regjistrimin e pronave.

Punonjësit e ZRPP Kavajë dyshohet se tjetërsuan pronat publike kundrejt parave.

Të shoqëruarit janë shtetasit: Dashamir Cullhai, Aida Kollçaku, Behxhet Pjeci, Nezir Lecini, Ilir Kaja, Dritan Kazezi si dhe Andi Gjeci.

Pritet që ata të përballen me akuzën e shpërdorimit të detyrës.