Published On: Tue, Nov 14th, 2017

Rama i paralajmëron hapur bizneset shqiptare: Nga janari ta harroni, nuk ka më…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë një paralajmërim të hapur për bizneset shqiptare, e konkretisht për fenomenin e kryerjes së një sërë bilancesh, ku rëndom shumë sipërmarrje bëjnë një pasqyrë financiare për shtetin, e një reale për bankat me të cilat janë lidhur.

Përpara përfaqësuesve të sistemit bankar në vend, kryeministri ka deklaruar se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm kjo praktikë që i lë shteg të hapur pastrimit të parave, do të marrë fund.

“Qeveria, nuk do njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që disponon banka, kur vinte banka kompanitë tregojnë sesa shumë kanë ndërsa kur vinte shteti tregonin sa pak kanë, do të marrë fund. Të gjitha kompanitë duke filluar nga ato të mëdhatë, tatimet nga janari nuk do të njohin asnjë biznes tjetër përveç bilancit që u tregojnë bankave, mbi atë bazë do të paguajnë detyrimet për arkën e shtetit”-tha kryeministri.

Kryeministri ka theksuar se shmangia që shumë biznese i bëjnë deklarimit të të ardhurave godet jo vetëm shtetin, por edhe punonjësit, që deklarohen sikur paguhen nën 300 mijë lekë në muaj, një shifër kjo që bie poshtë pragut të pagesës minimale.

“E para dhe e dyta, Përfytyroni që sot ne kemi 800 kompanitë më të mëdha të vendit që deklarojnë se 42% e punonjësve të tyre deklarojnë se paguhen nën 300 mijë lekë.

Kemi të bëjmë me një shmangie të detyrimeve ndaj punonjësve duke ju dhënë gjysmën e rrogës nën dorë dhe tjetrën mbi dorë, duke ju kompromentuar të ardhmen dhe pensionin dhe natyrisht edhe një dëm të drejtpërdrejtë për shtetin dhe për shoqërinë si e tërë”- tha Rama.