Published On: Tue, Nov 14th, 2017

​Italia jashtë Botërorit, Buffon me lot në sy kërkon falje për eliminimin

Kombëtarja e Italisë ka barazuar 0:0 me Suedinë, për të mbetur kështu jashtë Kupës së Botës Rusia 2018.

Italia ka barazuar 0:0 me Suedinë në San Siro, për të mbetur kështu jashtë Kupës së Botës, fal humbjes në ndeshjen e parë 1:0. Italianët dominuan ndeshje nga fillimi e deri në fund, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e çeliktë të Suedisë.

Kështu Italia mbetet jashtë Kupës së Botës të vitit 2018, për herë të parë pas 59 viteve.

Nderkohe, Gianluigi Buffon ka kërkuar falje për mos kualifikimin e Italisë në Kupën e Botës. Portieri legjendar, Gianluigi Buffon me lot në sy ka folur pas barazimit 0:0 me Suedinë, cka i la ata jashtë Kupës së Botës.

Ai thotë se i vjen keq që kjo ishte ndeshja e tij e fundit. “Më vjen keq që ndeshja e fundit e imja zyrtare me Italinë është në mos kualifikimin për Kupën e Botës”, tha pas ndeshjes Buffon me lot në sy. Pavarësisht kësaj, ai thotë se Italinë po e lë në duar të sigurta të Donnarummas dhe Perin.