Published On: Sun, Nov 12th, 2017

Sa kohë duhet të dalësh me dikë para se të martohesh?

Një studim i fundit i Universitetit Emory, i cili përfshiu rreth 3.000 persona të martuar dhe beqarë, ka arritur në përfundimin se takimet nga 1 deri në 2 vite përpara se të merret vendimi i madh për martesë, reduktojnë numrin e divorceve me 20%.

Sipas studimit nëse një çift zgjedh që të vijojë takimet për rreth 3 apo më shumë vite, atëherë divorcet ulen me 50%, shkruan This Is Insider.

Por, psikologet thonë se kjo gjë varet shumë edhe nga mosha në të cilën ndodhen vajza dhe djali, sepse perceptimet tona për jetën ndryshojnë shumë kur je 21, 31 apo 41 vjeç.

Madje psikologët këshillojnë që të mos e mendoni martesën si një mundësi që mund të ndryshojë një marrëdhënie të paqëndrueshme apo të sëmurë. Sipas tyre një marrëdhënie duhet të jetë shumë e fortë përpara se të merret vendimi për t’u martuar.

Ata thonë që duhet t’i bëni vetes disa herë këto pyetje:

1.A e njihni njëri-tjetrin mjaftueshëm?

2.A e dini si i vlerëson partneri juaj paratë?

3.Sa të lumtur mendon se do të jeni bashkë?