Published On: Sat, Nov 11th, 2017

Kualifikohet edhe Senegali, ja 24 ekipet që kanë siguruar pjesëmarrjen

Senegali është skuadra e radhës, që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në botërorin ‘Rusi 2018’. Senegalezët fituan me rezultatin 2-0, në transfertën ndaj Afrikës së Jugut dhe siguruan matematikisht kualifikimin, ndonëse kanë edhe një takim për të luajtur, 3 ditë më pas, sërish ndaj afrikano-jugorëve.

Sakho shënoi për Senegalin në minutën e 12’, pas një asisti të sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane, ndërsa autogoli i Mkhize në të 38-ën, vulosi rezultatin 0-2. Deri tani janë 24 skuadra që kanë siguruar kualifikimin për në botëror, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar edhe 8 të tjera.

Ja 24 skuadrat e kualifikuara deri tani, për të marrë pjesë në botërorin ‘Rusi 2018’:
Rusi
Brazil
Iran
Japoni
Meksikë
Belgjikë
Koreja e Jugut
Arabia Saudite
Gjermani
Angli
Spanjë
Nigeria
Kosta Rika
Polonia
Egjipt
Islanda
Serbia
Portugalia
Franca
Uruguai
Kolumbia
Argjentina
Panama
Senegal