Published On: Sat, Nov 11th, 2017

Nishani në krye të PD? Ish- Presidenti jep përgjigje definitive

Prej kohësh tashmë ka qarkulluar në media teza se Bujar Nishani do t’i drejtohej luftës për postin e kreut të Partisë Demokratike menjëherë pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit.

Edhe pse u bënë muaj që Nishani është larguar nga drejtimi i Presidencës, nuk pati asnjëherë një të dhënë të paktën formale se ai do të kandidonte për postin e kreut të PD-së.

Këtë të premte, vetë Nishani i ftuar në emisionin “Fakt”, ka folur qartë dhe prerë mbi këtë tezë.

“Se kam menduar asnjëherë se mund të jem në krye të PD’, tha Nishani.