Published On: Fri, Nov 10th, 2017

Penisi zbulon se sa gjatë do të jetoni. Verifikoni në mos jeni në rrezik vdekjeje!

Rezultati i studimit më të ri shkencor është që meshkujt të cilët vuajnë nga probleme me ereksionin kanë 70% shanse më të mëdha për vdekje të hershme.

Meshkujt të cilët kanë probleme me potencën, pos turpërimit në krevat, mund të kenë probleme shumë më të mëdha dhe më serioze.

Tashmë është e njohur që disfunksioni erektil është i lidhur me faktorët e rrezikshëm kardiovaskularë, duke përfshirë edhe hiperlipideminë, hipertensionin, obesitetin, diabetin dhe duhanpirjen.

Çrregullimi gjithashtu është i njohur si faktor rreziku për sulm në zemër dhe për sëmundje koronare të zemrës.

Deri te këto rezultatet shkencëtarët kanë ardhur pasi kanë studiuar të dhënat të cilat i kanë mbledhur nga 1.790 meshkuj të moshës midis 20 dhe 85 vjeç. Ata kanë marrë pjesë në anketën “Hulumtimi i shëndetit nacional dhe i ushqimit”.

Pyetjet e shtruara në anketë kanë pasur të bënin edhe me detaje rreth ereksionit.

Këto të dhëna i kanë bashkuar me të dhënat e atyre të cilët ndërkohë kanë vdekur dhe kanë përfunduar se si disfunksioni erektil është shenjë e fuqishme e vdekjes së hershme.

Është zbuluar që madje 557 pjesëmarrës në hulumtim kanë pasur probleme me ereksionin, ndërkaq pas pothuajse tetë vjetësh 244 prej tyre kanë vdekur.

Tek ata 61 shkaktarë të vdekjes kanë qenë sëmundjet kardiovaskulare, 64 kanë vdekur nga neoplazma malinje, 12 nga sëmundjet kronike respiratore, ndërkaq të tjerët nga shkaktarët e tjerë, shkruan Daily Mail.