Published On: Wed, Nov 8th, 2017

Casillas shpallet lojtari më i mirë në 28 vitet e fundit

Iker Casillas ka fituar Golden Foot 2017, çmim ky që i jepet lojtarit më të mirë në 28 vitet e fundit

Ylli i Portos dhe ish portieri i Real Madrid dhe Kombëtares së Spanjës, Iker Casillas është fitues i çmimit Golden Foot 2017.

Casillas kështu është zgjedhur lojtari më i mirë në 28 vitet e fundit, çmim të cilin e kishte fituar edhe portieri italian Gianluigi Buffon.

Spanjolli për këtë çmim ka mposhtur lojtarët e mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Manuel Neuer, Sergio Ramos, Arjen Robben, Thiago Silva, Luis Suárez, Yaya Touré dhe Andrea Pirlo.