Published On: Sat, Nov 4th, 2017

Nipi u kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit, shefi i RENEA: s’mbaj përgjegjësi

Biznesmenit Orest Lefter Sota iu sekuestuan tre ditë më parë në Elbasan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundrues në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe një në emër të gruas së tij, Fatlinda Berisha.

Orest Sota, 25-vjeç, është djali i biznesmenit Lefter Sota nga Vlora dhe nipi i komandantit të RENEA-s, Vasillaq Sota.

I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, komandanti i RENEA, Vasillaq Sota tha se pas arrestimit të nipit, kjo çështje po kthehet në sulme të funksionit të tij.

“S’mund të merremi akoma me histori se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta që kryen, dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë grandë në polici e kam marrë me gjak dhe s’ma ka dhënë nipi”, ka pohuar Sota.

I pyetur nëse është informuar nga kolegët e tij për arrestimin e nipit, komandanti i RENEA-s ka pohuar se askush nuk e ka informuar.