Published On: Fri, Nov 3rd, 2017

Mbyllen 15.000 vende pune në Katalonia

Muajin e kaluar në Kataloni janë mbyllur 15 mijë vende pune, si rezultat i krizës së krijuar politike për shkak të shpalljes së pavarësisë së këtij rajoni nga Spanja, njoftoi Ministria për punësim dhe siguri sociale.

Pasiguria politike në Kataloni ka detyruar 1.000 kompani që të zhvendosin qendrat e tyre në pjesë tjera të Spanjës, për shkak të frikës që në rast të pavarësimit të këtij rajoni, mund të mbeten jashtë tregut të përbashkët evropian.

Sipas të dhënave të qeverisë në Madrid, muajin e kaluar 58.000 njerëz në Spanjë kanë mbetur pa punë. Spanja aktualisht ka 3,4 milionë të papunë, që është shkalla më e lartë në tetë vjetët e fundit.