Published On: Sun, Oct 29th, 2017

Alternativat e socialistëve, ja si mund të sigurohet vota e emigrantëve

Socialistët kanë gati disa opsione për të mundësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut në zgjedhjet e ardhshme politike.

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, thekson në një intevistë për Vizion Plus, se është jetike vota e emigrantëve dhe se gjithçka do diskutohet në tryezën e Komisionit.

Çuçi thotë se jashtë procesit nuk do të mbeten as ata emigrantë të cilët jetojnë në mënyrë ilegale në vende të ndryshme të botës.

Çuçi nuk anashkalon faktin se pjesë e diskutimeve në Komision do të jetë edhe diskutimi mbi fatin e sistemit zgjedhor.

Komisioni i posaçëm parlamentar, i miratuar në Kuvend me votë unanime, do të shqyrtojë të gjitha propozimet e palëve, si dhe çdo rekomandim që ODIHR ka paraqitur që nga zgjedhjet e viti 2013.