Published On: Sat, Oct 28th, 2017

Vazhdon marshimi i sigurt i Manchester Cityt

Manchester City ka vazhduar me fitore.

As West Brom s’ka mundur të ndalë skuadrën e Pep Guardiolas në rrugëtimin për titullin e kampionit.

Liderët e Premierligës, kanë arritur të mposhtin 2:3 në udhëtim WBA-në.

Sane i dha epërsinë e parë Cityt, duke shënuar në minutën e 10’.

Vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar me anë të Rodriguez në minutën e 13’, por dy minuta më vonë, City riktheu sërish epërsinë nëpërmjet Fernandinhos.

Golin e tretë për Cityn, e shënoi Sterling në minutën e 64’.

Krejt çka bënë vendasit deri në fund të ndeshjes, ishte një gol i shënuar nga Philipps.