Published On: Sat, Oct 28th, 2017

Motra Pep Guardiolas, “viktima” e parë e shkarkimeve nga Madridi

Francesca Guardiola, motra ish trajnerit të Barcelonës dhe trajnerit të Mançester City, Pep Guardiola, është në listën e ambasadorëve katalonas, që është urdhëruar nga qeveria spanjolle të kthehet në Spanjë.

Francesca Guardiola është urdhëruar ta lë ambasadën e Spanjës në Kopenhagë, pasi sipas nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, qeveria spanjolle vendos kontrollin e drejtpërdrejtë mbi qeverinë katalonase.

Motra e Guardiolas ishte e njohur për mbështetjen e saj që i ka dhënë pavarësisë së Katalonisë dhe ka vetëm tetë muaj që është emëruar në ambasadën spanjolle në Kopenhagë të Danimarkës, e cila ambasadë mbulon vendet nordike.