Published On: Thu, Oct 26th, 2017

Hyni brenda jahtit Porsche: Do mbeteni pa fjalë

Porsche ka nxjerrë në shitje një superjaht, që kushton së paku 15 milionë euro.

Superjahti GTT 115 Hybrid është 35 metra i gjatë.

Ai ka një pishina spa, një zonë për ngrënie al-fresco, hapësirë për katër miq dhe një televizion gjigand.

Jahti është lançuar për herë të parë në Viareggio të Italisë dhe ka udhëtuar drejt Monakos për të marrë pjesë në panairin luksoz të jahteve.

Dizajni i interiorit mban vulën e italianëve të famshëm Minotti, punimet e të cilëve janë shfaqur edhe në filmin “50 hijet e Grejt”.

Motori ka 1650 kuaj fuqi dhe ofron një shpejtësi prej 21 nyjesh.