Published On: Mon, Oct 23rd, 2017

Madridi merr kontrollin e financave të Katalonjës

Madridi po përgatitet të marrë kontrollin e plotë të financave të Katalonisë, tashmë e vënë nën kontroll të pjesshme, gjë që do të linte pa asnjë burim qeverinë katalonase dhe do të privonte drejtuesit nga pagat e tyre.

Të shtunën, qeveria e Mariano Rajoy njoftoi se kishte si synim të merrte në dorë të ardhurat e përfituara nga qeveria katalonase.

Të përbëra nga disa taksa dhe tarifat e regjistrimit në universitete, këto përfitime përbëjnë rreth një të katërtën e të ardhurave nga ekzekutivi katalonas.

Nëse Senati, ku konservatorët e Rajoyt kanë maxhorancën absolute, voton të premten masat e kërkuara nga qeveria, atëherë Drejtoria e përgjithshme e taksave e Katalonisë do të duhet të bëjë një kundërshtim tjetër për të gjitha vendimet e Ministrisë spanjolle të Buxhetit dhe jo numri dy katalanas, Oriol Junqueras.

Generalitat (ekzekutivi katalanas) nuk do të ketë asnjë afat për manovra financiare, sepse Madridi do të ketë tashmë në dorë pjesën tjetër të burimeve financiare.

Qeveria spanjolle kishte vendosur që prej muajit maj të anashkalonte financiarisht qeverinë rajonale katalonase, për të shmangur që drejtuesit të mos përdornin paratë publike për organizimin e referendumit për vetëvendosje më 1 tetor.

Në kohë normale, shteti spanjoll paguante vetë pjesën më të madhe të taksave, përveç rajoneve baske dhe Navarrës, autonome në këtë pikë, dhe më pas i shpërndante në rajone të ndryshme, që paguanin më pas funksionarët, shërbimet sociale dhe arsimore.

Që prej 15 shtatorit, Madridi nuk i paguan më këto para në llogari të qeverisë katalonase, por paguan drejtpërdrejt faturat e shërbimeve publike kryesore të Katalonisë, spitale, shkolla, polici, si dhe pagat e funksionarëve.