Published On: Mon, Oct 23rd, 2017

Rama tallet LIVE me ministrin e tij, Balla i mban “iso”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla çeli këtë të hënë mbledhjen ku socialistë do të diskutonin për fatin e deputetit të tyre Saimir Tahiri, përballë një kërkese të Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij.

Vendimi i marrë në fakt ishte drastik, pasi në mesin e deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku zor kuptohej teksa po e mbronte apo po e ‘dorëzonte’ krahun e tij të djathtë në parti, u bë i ditur pezullimi i Tahirit nga grupi i PS-së, te paktën deri në përfundim të hetimeve. E në përfundim të tyre, Rama tha se shpreson dhe uron të mos ketë gabuar me Tahirin dhe të mos bëhet pishman për mbështetjen që i ka dhënë atij, aq sa u vu në qendër të kritikave se Tahiri ishte i “preferuari” i tij.

Kjo ishte pak a shumë ajo se çfarë Rama paraqiti në fjalën e tij, të cilën mezi priste ta merrte. Dhe kjo duket mjaft qartë pas hyrjes që bën Taulant Balla, dhe pyetjet nëse ndonjë deputetë do të kishte pyetje para se Rama të merrte fjalën.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj kishte një merak të tijin që donte ta shprehte jashtë çështjes “Tahiri” ndaj dhe mori fjalën. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga kryeministri Edi Rama i cili në mënyrë demonstrative mërzitet nga fakti që Ahmetaj po i vononte fjalimin me diçka kaq të pavlerë! Të paktën kjo kuptohet nga mimika e kryeministrin, të cilën nuk ka ngurruar ta mbështesë edhe kreu i grupit parlamentar, Balla, duke i ndërprerë fjalën Ahmetajt. Edhe Balla, njëjtë si kryesocialisti Edi Rama, bën gjeste mjaft të dukshme tallëse ndaj Ahmetajt, që me të drejtë kërkoi fjalën përsakohë vetë Balla kërkoi të dinte nëse deputetët kishin diçka për të shtuar!!!