Published On: Sat, Oct 21st, 2017

Ushqimet më të çuditshme japoneze, vështirë do guxonit t’i shijoni

Sushi është një ushqim tradicional në Japoni, i popullarizuar dhe pëlqehet në tërë botën.

Por, shumë ushqime japoneze, nuk do të pëlqeheshin dhe vështirë se dikush do të provonte t’i shijonte, pasi janë shumë të çuditshme dhe të pazakonta.

Të brendshmet e pulës, kallamari ende të gjallë apo peshk i mykur, janë disa nga pjatat që shërbehen si specialitet.

“Insekte të fermentuara dhe oriz me bari deti, nuk do të doja t’i shihja kurrë, aq më pak t’i shijoja” ka qenë një koment lidhur me këto përgatitje.

Imazhet e postuara më poshtë, shfaqin gatesat shumë të pëlqyera nga japonezët.