Published On: Sat, Oct 21st, 2017

Si ndikon seksi tek meshkujt në zhvillimin e kancerit

Meshkujt që kanë performuar seks oral tek më shumë se pesë partnere, kanë gjasat më të mëdha për zhvillimin e kancerit, që lidhet me papillomavirusin e njeriut (HPV), në qafë dhe kokë.

Përderisa aktualisht shifrat e të diagnostifikuarve është e ulët, 0.7%, studiues nga Johns Hopkins kanë paralajmëruar që shumica nuk kanë njohuri për rreziqet.

Meshkujt janë më shumë të rrezikuar se sa gratë, veçanërisht në qoftë se konsumojnë duhanin.

Duke u bazuar tek ky studim meshkujt kanë nevojë po aq sa gratë për vaksinën kundër HPV.

Kjo vaksinë fillimisht është prezantuar për parandalimin e kancerit e qafës se mitrës tek gratë.