Published On: Wed, Oct 18th, 2017

Bayern, PSG, Barca e Juventus bejne detyren. Roma ndal Chelsean ne Londer (video)

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen ka mundur lehtësisht 3-0 skuadrën e Celticut, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit B të Champions League. Bavarezët arkëtuan tri pikë të rëndësishme në luftë për dy vendet e para, ndërsa Celticu nuk i bëri ballë sulmit të mikpritësve. Futbollisti Thomas Muller e nisi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërsa Joshua Kimmich e shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 29-të. Në minutën e 51-të, Mats Hummels shënon për 3:0 pas asistimit të Robben. Bayern është në vend dytë me 6 pikë, tri me pak se PSG. Anderlecht nuk i rezistoi PSG-së, duke pësuar humbje me rezultat 4:0 nga parizienet. Mysafirët ishin shumë më të mirë dhe fituan me golat e Mbappes në minutën e 3-të, Cavanit (44′), Neymar (66′) e Di Maria (88′).

Chelsea dhe Roma dhuruan lojë të hapur e spektakël në stadiumin Stamford Bridge në Londër. Ndeshje me kthesa në rezultat e cila përfundoi pa fitues (3:3), në kuadër të ndeshjes së grupit C të Champions League. Lojë e madhe nga të dyja skuadrat, ndërsa për romakët është një pikë me shumë vlera. Luiz në minutën e 11-të e Hazard në atë të 37-të shënuan për epërsinë 2:0 të Chelseat, pastaj Roma përmbysi gjithçka duke udhëheq me 2:3. Kolarov (40′), Dzeko (64′ e 70′) shënuan për Romën. Ndërkaq, futbollisti Hazard në minutën e 75-të barazoi rezultatin 3:3. Chelsea kryeson me 7 pikë në grupin C, kurse Roma është në vend të dytë me 5 sosh.

Barcelona plot 48 minuta luajti pa një lojtar, kur Gerard Pique u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë tre minuta pa përfunduar pjesa e parë. Katalonjasit edhe me një lojtar me pak shënuan fitore të thellë me rezultat 3:1 ndaj Olympiakosit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit D të Champions League në futboll. Nikolau shënoi autogol në minutën e 18-të, kurse në pjesën e dytë Lionel Messi shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 61-të. Pas tre minutave Digen shënoi për 3:0 dhe Nikolau (90′) për 3:1. Juventusi me mund të madh mposhti me rezultat 2:1 Sportingun e Lisbones. Për Juven shënuan: Pjaniq (29′) e Mandzukic (84′) dhe për Sportingun realizoi: Alex Sandro (12′- autogol).

Grupi B
Anderlecht-PSG 0:4 (0:2)
Bayern-Celtic 3:0 (2:0)

Tabela

1. PSG 3 3 0 0 10:0 9
2. Bayern 3 2 0 1 6:3 6
3. Celtic 3 1 0 2 3:8 3
4. Anderlecht 3 0 0 3 0:8 0

Grupi C
Chelsea-Roma 3:3 (2:1)
Qarabag-Atletico M. 0:0 (0:0)

Tabela

1. Chelsea 3 2 1 0 11:4 7
2. AS Roma 3 1 2 0 5:4 5
3. Atl. Madrid 3 0 2 1 1:2 2
4. Qarabag 3 0 1 2 1:8 1

Grupi D
Barcelona-Olympiakos 3:1 (1:0)
Juventus-Sportin 2:1 (1:1)

Tabela

1. Barcelona 3 3 0 0 7:1 9
2. Juventus 3 2 0 1 4:4 6
3. Sporting 3 1 0 2 4:5 3
4. Olympiakos Piraeus 3 0 0 3 3:8