Published On: Sun, Oct 15th, 2017

Ja shenjat se dikush ua ka prekur telefonin mobil në fshehtësi

Nëse mendoni se telefoni juaj mobil është zona juaj private, është e mundur që të mashtroheni.

Deri më tash është dëshmuar se nuk ekziston pajisje, e cila mund t’i shpëtojë hakimit.

Kjo është e mundshme të bëhet në këto mënyra:

Përmes instalimit të disa prej aplikacioneve, si: Spy Phone App, Spyzie dhe të ngjashme.

Kyçja në rrjetet Wi-Fi, më shpesh në kafene, restorante, hotele dhe aeroporte.

Phishing SMS, i cili funksionon në atë mënyrë që ju arrin porosia me link. Sapo të klikoni, nis të instalohet programi i hakerëve, i cili do të marrë kontrollin mbi telefonin tuaj të mençur.

Përmes mbushjes në vende të panjohura – përmes rrugës USB, ku mund të barten të gjitha të dhënat tuaja nga mobili.

Shenjat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me telefonin tuaj:

Bateria e telefonit zbrazet më shpejt se sa zakonisht. Pas kësaj mund të qëndrojë aplikacioni me virus, i cili është aktivizuar.

Telefoni nxehet edhe pse nuk telefononi askënd, ose nuk e përdorni tepër. Kjo është shenjë se në sfond po vepron diçka, për të cilën nuk keni njohuri.

Telefoni shkyçet dhe lëshohet përsëri, shtyp numrat dhe aktivizon aplikacionet.

Nuk mund ta ndalni telefonin. Në vend të kësaj, lansohen aplikacione të ndryshme, shtohet ndriçimi në ekran dhe të ngjashme.

Keni hetuar zëra të çuditshëm dhe zhurmë gjatë telefonatave.

Në listën e thirrjeve të fundit janë paraqitur edhe numra të panjohur.

Si të mbrohemi?

Nëse hetoni ndonjë porosi me link, mos e hapni.

Nëse e mbushni telefonin në një kompjuter të panjohur, mos i lejoni qasje në të dhënat tuaja.

Shkyçni opsionin automatik në Wi-Fi falas dhe aktivizoni opsionin manual.

Mos bëni blerje online ose transaksione të parave përmes WiFi publik.

Dhe, natyrisht, mbroni telefonin tuaj të mençur me fjalëkalim sa më kompleks, të cilin duhet ta mbani në mend.