Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Rusia i frikësohet sistemit amerikan të raketave: armët tona të papërfillshme përballë fuqisë së SHBA

Rusia ka pranuar se i frikësohet planit të SHBA-ve për luftë bërthamore, ku raketat ruse balistike bëhen të padobishme përball fuqisë së armëve amerikane, raporton Daily Star.

Kremlini ka pranuar se Shtetet e Bashkuara kanë fituar epërsi në zhvillimin e raketave balistike.

Kremlimi pretendon se SHBA-të kanë vendosur fshehurazi sistemet e raketave në Evropë brenda rrezes së pjesës më të madhe të Rusisë perëndimore.

Po ashtu, Kremlimi beson se mbrojtja amerikane e vendosur në disa shtete të Bashkimit Evropian, është e aftë për të hedhur poshtë raketat ruse balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Yemelyanov pohoi se sistemet e raketave amerikane në Evropë mund të jenë të gatshme për të hedhur raketa të shpejt ndaj Rusisë.

“Në këtë rast, raketat do të synojnë të gjithë territorin e Rusisë Evropiane”, tha ai.