Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Luftë fotosh në Kuvend, ja çfarë publikon Balla për Bashën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një foto, duke  pretenduar se Lulzim Basha është i lidhur me kriminelë.

Si kundërpërgjigje ndaj fotove të publikuara nga kreu i PD-së, Balla nxori një foto ku duket Lulzim Basha me shtetasin Flamur Bega, që sipas Ballës është një person i arrestuar për prodhim të minave.

Balla foton e bëri publike nga foltorja e Kuvendit, ndërsa përmendi edhe një person tjetër që sipas tij është i implikuar në marrëdhënie të ngushta me demokratët.