Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Kryemadhi-Ramës: ruaj qetësinë, krimi të ka kapur dhe je peng…

Monika Kryemadhi i ëhstë përgjigjur në emër të LSI-së akuzave dhe batutave të kryeministrit Edi Rama në drejtim të kësaj force politike, që e quajti “motër”.

Kryemadhi i kërkoi Ramës që të ruante qetësinë, si dhe të kërkonte falje, duke e pranuar se është ai në foto të publikuar ditën e djeshme, bashkë me disa persona, që sipas kryetares së LSI-së, janë të gjithë në kërkim.

“Po e nis si motra, meqë motra e madhe ja ku është dhe ka 13 motra të tjera, dhe këtë e them si në raportin politik dhe në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë. Ky njeri është peng, dhe do të mbajë peng ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Pse ka frikë ky zotëria nga fotot? Po të jetë burrë thotë: po unë jam aty, nuk e dija që ishte në kërkim, kam dalë në fotografi, kërkoj falje. Po e ka ditur shumë mirë. Në fakt me erdhi keq, kur e pashë duke qarë që nxorri lotët, po ky është një aktor i madh.

Ky do t’ju marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët. Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental, ashtu siç janë këto projektet eksperiementale. Dje pamë se si oligarkët bënin protestë për TVSH-në, mos u çudisni shumë shpejt do të kemi bandat që do bëjnë protestë në shesh dhe do thonë poshtë shqiptarët, të largojmë shqiptarët. Mos u çudisni, shumë shpejt”, tha Kryemadhi.