Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Majko: krimi nuk është as me PS as me PD, por në zona të caktuara na zgjedhin ata ne…

Pandeli Majko, ministër për Diasporën, u shpreh gjatë senacës së sotme në Kuvend se tashmë ka ardhur koha që gjërat të thuhet siç janë. Majko pohoi se në Shqipëri shtë krijuar jë shtresë njerëzit që shesin votën. Referuar rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Majko u shpreh se opozita ka marrë 200 mijë vota më pak se zgjedhjet e kaluara, por duhet ndarë nëse kjo ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër, apo se mafia, droga, paratë e kanabisit kanë ndikuar në këto 200 mijë vota.

“O jeni viktimë o ka ndodhur diçka tjetër. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri me krimin, krimi i organizuar në vend, krimi i kristalizuar nuk është as me PS as me PD nuk i zgjedhim ne, na zgjedhin ata, kjo ndodh në zona të caktuara.

Më ka ndodhur edhe mua më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur ç’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë.

Tani paguhemi nga paratë e taksave, jemi dhe po kthehemi në kosto, ka një mallkim shumë të veçantë në Veri, që unë kur e kam dëgjuar më është ngjethur mishi, “të vdektë fjala” dhe duhet ta kuptojmë që në një Parlament ku ka më shumë kuptim batuta se sa një diskutim serioz, ne po na vdes fjala.

Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet vetingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar. Se

S’e kuptoj ku fillon kërkesa juaj që të lërë vetingun në kaos. Edhe sikur nesër të vini ju në pushtet, s’besoj se do bënit ndonjë revolucion”, tha Majko.