Published On: Fri, Oct 13th, 2017

Rama-Bashës: e mohove marrëveshjen e 18 majit nga frika e ofiqarëve të SHQUP-it…

Gjatë seancës së sotme, kryeministri Edi Rama ka shigjetur edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me marrëveshjen e 18 majit, për të cilën tha se e mohoi atë nga frika.

“Edhe miku im Lulzim Basha pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj e mohoi se u tremb nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit, nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te çadra e dasmave.

E mohoi dhe çfarë bëri? Ripohoi politikën qorre, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Edhe LSI, që qetësinë dhe dashurinë e ktheu në llapazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vllai kë të qaj më parë ty a motrën tonë që keni një hall”, tha Rama.