Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Ndahet nga jeta ish- deputeti Dritan Prifti

Është ndarë nga jeta ish-deputeti Dritan Prifti, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Prifti 49 vjeça, ish deputeti dhe ish ministri i Energjitikës Dritan Prifti, ishte nje nga politikanet me karizmatike.

Pak ditë më parë, u bë e ditur se Dritan Prifti ishte në gjëndje kritike dhe sapo kishte dalë nga një operacion i vështirë në Itali, nga i cili nuk kishte patur përmirësime.

Në muajin maj vet ish deputeti do të deklaronte gjëndjen e tij të rënduar shëndetësore, duke treguar se do të tërhiqej nga fushata elektorale e 25 qershorit, në të cilën do të garonte nën siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit.

“Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku”, do të shkruante Prifti.

Dritan Prifti ishte i pari politikan në zgjedhjet e vitit 2009, i cili deklaroi hapur se pavarësisht vendimit të partisë së tij (LSI), ai do të futej në koalicion me Sali Berishën, duke u kthyer kështu, në “kumbarin” e koalicionit qeverisës PD-LSI të asaj kohe.

Gjithashtu eshte i pari politikan qe faktoi me ze dhe figure skandalin ku rezultoi i perfshire presidenti aktual, Ilir Meta.

Te prehesh ne paqe Dritan Prifti…