Published On: Thu, Oct 12th, 2017

Byroja e Kuvendit mblidhet për përjashtimin e deputetit të PD-së, Noka: turp, nuk pranojmë këtë mënyrë drejtimi…

Byroja e Kuvendit është mbledhur pasditen e së enjtes për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Parlamentit të deputetit demokrat, Flamur Noka. Ky i fundit u përjashtua nga seanca nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi me pretendimin se shkeli Rregulloren e Kuvendit.

Në një komunikim me mediat, deputeti Noka u shpreh se kërkojnë përjashtimin e tij vetëm sepse kërkoi fjalën për procedurë.

“I thashë Ramës mos fol si rrugaç, nuk kam thënë asgjë që t’i kërkoj falje Gramoz Ruçit. Turp të përjashtohesh se kërkova fjalën në parlament dhe jo Rama që përdor fjalë rrugës.

Kur kërkohet fjala për proçedurë jepet gjithmonë. Nuk do e pranojmë këtë mënyrë drejtimi banditeske që i bëhet parlamentit”, tha ai.

Ndërkohë edhe PD dhe LSI kërkuan përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për 10 ditë nga Parlamenti, pork jo kërkesë është rrëzuar nga kryeparlamentari.